Kulla Zotnisë, është një projekt në të cilin është planifikuar që të përmbushen të gjitha nevojat tuaja për banim.
Rëndësi e veçantë i është kushtuar aspektit të izolimit termik dhe akustik përmes dritareve të kualitetit të lartë dhe fasadës ventiluese.
Kulla Zotnisë është një projekt i cili është duke u implementuar në Lagjen e Muhaxherëve përkatësisht në Rrugën "Sokol Sopi", një lokacion i cili është komod me një ambient të pastër dhe një arkitekturë unike. Hapësirat e gjelbërimit të parkut përreth jush do të ju dhurojnë ndjenja relaksuese juve ndërsa të vegjëlve tuaj ju ofron këndin e lojrave për kënaqësi dhe argëtim. Përveç këtyre, në këtë hapësirë ju do të keni gjithçka që ju nevojitet sepse objekti afaristo banesor “Kulla Zotnisë“ ka menduar edhe për plotësimin e nevojave të tjera tuajat me furra të bukës si dhe restaurante, markete etj, brenda këtij kompleksi. Avantazh përbën afërsia e qytetit ku e bën shumë të lehtë qasjen tuaj në secilën pjesë të saj.
Në këtë kompleks do ti kushtohet rëndësi e veçantë sigurisë, ku do të monitorohet 24/7 nga kamerat e sigurisë si edhe nga personeli fizik.