Për Ne

Driloni Com është kompani serioze e themeluar me 15 Qershor 2005 me aktivitet të përqëndruar ne fushën e ndërtimit.

Sot, me një staf të kompletuar prej 30 punëtorëve, duke filluar nga arkitetët deri tek menaxherët e fushave të ndryshme, ne kryejmë punën me një perkushtim të plotë.

Ne, me mbi 40 objekte të realizuara në gjithë territorin e Kosovës, punojmë me synimin e arritjes së shkallës më të lartë të përsosmërisë teknike duke ofruar rehati, siguri dhe kualitet banorëve tanë.

Photo

Misioni

Misioni ynë është t'i ndërtojmë vendit tonë ambiente multifunksionale duke kontribuar në rritjen e vlerës së shtuar dhe rritjen e pasurisë së shoqërisë. Parimi ynë shtytës dhe udhëheqës në aktivitetet tona për investime dhe zhvillim është që të punojmë në mënyrë aktive në drejtim të rritjes së vlerës së shtuar të investimeve. Në kompaninë tonë, krijimi i vlerës së shtuar është para së gjithash i bazuar në rritjen e shitjeve neto, përmirësimin e profitabilitetit dhe duke krijuar një pozitë të fortë strategjike për kompaninë.

Visioni

Kompania Driloni Com synon që në të ardhmen të jetë lider në fushën e ndërtimin duke u nisur nga serioziteti në punë, cilësia e ndërtimit dhe krijimi i kushteve shumë të favorshme për klientët. Përfundimi i projekteve të mëdha si: qendra rekreative dhe tregtare, ndërtimin e objekteve të larta banesore si dhe shtëpive moderne të banimit. Ne synojmë që punën tonë ta zgjerojmë në tregun e ndërtimit në të gjithë Kosovën, por edhe jashtë saj. Rehatia dhe jeta e klientit tonë janë vizioni ynë që shtyn përpara punën tonë.

Historia jonë

Disa fakte ndër vite

2013

Kulla Verdhë

Kulla Verdhë si një emër unik dhe si një kompleks i tillë, vjen si projekt tjetër i kompanisë sonë me një organizim hapsinorë të menduar detajisht për ju.

2016

Kulla Muhaxherëve

Kulla Muhaxherëve është njëri prej shumë sukseseve të Driloni Com të cilës i është kushtuar një mund dhe përkushtim i madh për të plotësuar të gjitha nevojat tuaja.

2018

Kulla Zotnisë

Kulla Zotnisë, është një projekt në të cilin është planifikuar që të përmbushen të gjitha nevojat tuaja për banim. Rëndësi e veçantë i është kushtuar aspektit të izolimit termik dhe akustik përmes dritareve të kualitetit të lartë dhe fasadës ventiluese.

2020

Kulla Front

Kulla Front është një projekt i cili është duke u implementuar në Lagjen e Muhaxherëve përkatësisht në Rrugën "Sokol Sopi", një lokacion i cili është komod me një ambient të pastër dhe një arkitekturë unike.

2022

Kulla Rozë

Një vend i cili është shumë i përshtatshëm dhe të veçantë ka ambientin e pastër, me gjelbërim përreth ku do të ju dhurojnë ndjenja qetësuese, dhe të vegjëlve tuaj njëkohësisht ju ofron këndin e lojrave për kënaqësi dhe argëtim.

Partnerët Tanë

Disa prej partnerëve të shumtë që bashkëpunojmë